Pesë porcione me fruta dhe perime, të mira për tru dhe parandalim të depresionit

  • E.K /
  • 20 October 2023 - 09:28
Pesë porcione me fruta dhe perime, të mira për tru dhe parandalim të depresionit

Pesë porcione në ditë me fruta dhe perime jo vetëm se ju alargojnë sëmundjet, por do të mund edhe të ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor. Studimi i fundit ka zbuluar se shëndeti mendor i një personi ndërlidhet edhe me faktin se sa prodhime të freskëta konsumon. Studiuesit pohojnë se të qenët mirë mendor manifestohet te njerëzit duke funksionuar mirë dhe në ndjenjën e mirë shpirtërore. Optimizmi, lumturia dhe marrëdhëniet e mira janë pjesë e shëndetit mendor. Më shumë se një e treta e njerëzve me shëndet të mirë mendor i kishin konsumuar pesë apo më shumë porcione me fruta apo me perime brenda një dite të vetme, në krahasim me ata persona, vetëm 6.8 për qind e atyre që kishin konsumuar vetëm një porcion në ditë.

Rreth 31 për qind e personave që ndiheshin mirë mendërisht kishin konsumuar tri deri katër porcione me fruta dhe perime brenda një dite të vetme, përderisa 28 për qind e tyre ndiheshin mirë dhe të lumtur me shëndetin mendor që kishin konsumuar dy apo tri porcione me fruta dhe perime. Hulumtimet paraprake kanë vërtetuar se konsumimi i pemëve, perimeve dhe frutave ka ndikuar në parandalimin e së paku një sëmundje kronike te njerëzit. Sëmundjet kronike përfshijnë shtypjen e artë të gjakut, kolesterolin e lartë, diabetin, artritin, hepatitin, sëmundjet e zemrës, astmën, pikën në tru dhe kancerin.

(Kosova Sot Online)