Katër lëngjet, që pastrojnë veshkat

  • E.K /
  • 31 October 2023 - 13:28
Katër lëngjet, që pastrojnë veshkat

Për shëndetin e përgjithshëm të organizmit, me rëndësi është të konsumojmë sasi të mjaftueshme të ujit. Ekspertët sugjerojnë së paku tetë gota në ditë. Pos ujit, lëngje të caktuara mund ta përmirësojnë shëndetin, duke ndikuar pozitivisht në punën e veshkave.

LËNGU NGA PANXHARI

Panxhari është i pasur me betainë, që është fitokemikate shumë e shëndetshme. Pos kësaj, panxhari përmban edhe antioksidues dhe materie që shtojnë acidet urinare. Në këtë mënyrë, nga veshkat më lehtë hidhen materiet që shkaktojnë gurët.

LËNGU NGA LIMONI

Kjo agrume ndikon si parandalues për shfaqjen e gurëve në veshka. Përzieni lëngun nga katër limonë dhe një gotë ujë.

LËNGU NGA BORONICAT

Me siguri e dini, që boronicat ndikojnë shumë mirë në shëndetin e traktit urinar. Këto fruta parandalojnë akumulimin e baktereve në fshikëz duke parandaluar infeksionet. Pos kësaj, boronica i ndihmon organizmit që ta hedhë kombinimin e oksalateve, që në masë të madhe mundet ta shkaktojë formimin e gurëve në veshka.

LËNGU ME MAJDANOZ

Majdanozi përmban karotenoide, që ndikojnë mirë në parandalimin e kancerit, por edhe hekur, klorofil dhe shumë vitamina. Klorofili e pastron gjakun dhe ndihmon organizmin në absorbimin e materieve ushqyese dhe e forcon gjakun. Lëngu nga majdanozi e forcon sistemin imun dhe ruan shëndetin e veshkave dhe të fshikëzës.

(Kosova Sot Online)