Përgatitni shurupin kundër gripit dhe ftohjes

  • E.K /
  • 07 November 2023 - 11:11
Përgatitni shurupin kundër gripit dhe ftohjes

Vrisni dy mushkonja me një të goditur kështu duke përgatitur ilaçin kundër gripit dhe ftohjes që mundet të shërbejë edhe si sallatë. Ndoshta ju duket e pabesueshme? Kur ta lexoni këtë recetë me këta përbërës, do ta kuptoni se përbërësit janë të pasur me veti shëruese Përbërësit e nevojshëm: ½ e gotës xhenxhefil të bluar ½ e gotës rrepë të bluar ½ e gotës rrënjë kurkume e bluar ½ e gotës qepë e kuqe e bluar ¼ e gotës hudhër të copëtuar 2 speca pikantë Lëvore të bluar dhe lëng nga 2 limonë Uthull molle Mjaltë Sipas dëshirës, mund të shtoni edhe erëza si rozmarinë ose trumzë.

Përgatitja: Xhenxhefilin, rrepën, qepën, hudhrën, specat, lëvoren e bluar dhe lëngun e limonit i vendosni në kavanoz, bëni presion duke mbushur ¾ e kavanozit. Perimet i shtypni me një lugë plastike. Në kavanoz shtoni edhe uthullën e mollës derisa t'i mbuloni të gjitha ushqimet. Kavanozin e lini të qëndrojë në vend të errët për 3-4 javë. Më pas procedoni perimet dhe në lëng shtoni mjaltin dhe gjithçka përzieni mirë. Gjatë ditëve të ftohta merrni 1-2 lugë shurup.

(Kosova Sot Online)