Lexoni edhe:
Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli e 'kallin' me 'Reja jem'
Kombinimi i vajit të kokosit me vitaminën E jo vetëm që ushqen dhe hidraton lëkurën, por ju shpëton një herë e mirë nga strijat e bezdisshme, sidomos nëse janë të sapoformuara.
Merrni dy lugë gjelle vaj kokosi dhe ngrohini në proces banjomari.
Pasi të jetë ftohur paksa, merrni 6 kapsula vitaminë E, hapini me kujdes dhe bashkojini me vajin.
Vazhdoni përzierjen e tyre dhe aplikojeni në lëkurë me anë të masazheve paska të forta.
Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli e 'kallin' me 'Reja jem'Lexoni edhe:
Nëse keni furçë akoma edhe më mirë. Lëreni të veprojë për 10 minuta dhe më pas shpëlani lëkurën me ujë të fohtë.
Ky veprim duhet përsëritur 3 herë në ditë.
Duke filluar që sot mos e hidhni më llumin e kafesë, por ruajeni diku që të mund të realizoni këtë recetë, e cila eleminon jo vetëm strijat, por edhe shenja të tjera në lëkurë.
Ju nevojiten 3 lugë gjelle vaj kokosi, 3 lugë gjelle ujë, 50 ml xhel aloe vera dhe 100 gr llum kafeje.
Vendosni të gjithë përbërësit në zjarr dhe përziejini me lugë druri derisa të formohet një masë e dendur dhe homogjene.
Kujdes, nuk duhet të tkurret plotësisht.
Ruajeni në një vazo qelqi dhe përdoreni gjithmonë pas dushit.
Mjafton të merrni pak me mollëzat e gishtave dhe të masazhoni zonat ku keni strija me lëvizje rrethore.
Njëlloj si më parë, duhet të shpëlaheni me ujë të ftohtë dhe tës fshiheni.
Vaji i kokosit, është perfekt për lëkurën e irrituar të këtij sezoni.
Në një kohë kur temperaturat sa vijnë e ulen, fytyrat delikate, por në fakt të gjitha, shfaqin probleme, skuqen dhe dehidratohen.
Nëse ke lëkurë të thatë, përdor vazhdimisht vaj kokosi. Lëkura e thatë, shpeshherë shfaq probleme, sidomos pas larjes.
Ajri i ftohtë e acaron edhe më shumë.
Pas dushit, thaje fytyrën me një peshqir të butë dhe apliko vajin e kokosit duke e masazhuar me mollëzat e gishtave të gjithë fytyrën, në mënyrë që vaji të depërtojë më thellë në lëkurë.
1/4 e lugës së gjellës është e mjaftueshme për të gjithë fytyrën.
(Kosova Sot Online)