Pija që i bën mirë mëlçisë suaj

  • E.K /
  • 23 November 2023 - 09:54
Pija që i bën mirë mëlçisë suaj

Mëlçia është filtër i organizmit dhe çdo gjë që e konsumojmë, e mire apo e keqe, kalon nëpër këtë organ. Nëse dëshironi që t'i bëni mirë organizmit, por edhe mëlçisë suaj, atëherë bëjeni një pije të mirë e të ëmbël, që largon helmet dhe pastron organizmin dhe përmirëson punën e mëlçisë.

PËRBËRËSIT

1/2 ananasi të freskët

1 limon ose portokall

1 pjesë të xhenxhefilit të freskët (rreth 6 cm)

1/2 filxhani me fletë të freskëta të mentës

1 filxhan me ujë

PËRGATITJA

I qëroni limonin dhe xhenxhefilin, ndërsa ananasin e pastroni dhe e preni në forma katrore. Pemët e përgatitura i qitni në blender e më pas i shtoni edhe përbërësit e tjerë. Të gjitha përzihen deri në momentin e formimit të një pijeje të dendur pa pjesë të mëdha në të. Pijen e qitni në një shishe të qelqtë dhe e vendosni në frigorifer. Pini nga një gotë në ditë mes shujtave.

(Kosova Sot Online)