Reduktimi i kolesterolit pa ilaçe

  • E.K /
  • 23 November 2023 - 11:25
Reduktimi i kolesterolit pa ilaçe

Ilaçet janë vetëm një mënyrë për t'u marrë me kolesterolin e lartë.

Ekzistojnë gjithashtu shumë opsione të tjera natyrale për t'i ulur nivelet e tij. Një dietë e shëndetshme pa yndyrë të ngopur mund të ndihmojë në uljen e nivelit të kolesterolit LDL, gjithashtu të njohur si kolesteroli I keq. Shmangni ushqimet si të verdhët e vezës, mishrat me yndyrë dhe produktet e qumështit me shumë yndyrë.

Përfshirja e salmonit, frutave të pemëve me lëvozhga në dietën tuaj gjithashtu mund të ndihmojë në reduktimin e kolesterolit në mënyrë natyrale. Ushtrimet fizike janë një zgjidhje tjetër dhe nuk është e nevojshme që të jeni sportist profesionist ose të vraponi në maratona. Nuk është e rëndësishme se çfarë bëni, vetëm lëvizni, çdo gjë që e nxit zemrën që të pompojë do të jetë e mirë. Mbipesha gjithashtu kontribuon në nivelet e larta të kolesterolit. Pra, nëse i humbni disa kilogramë, do të reduktohet edhe niveli i kolesterolit të keq.

(Kosova Sot Online)