Shurupi shtëpiak për largimin e këlbazës

  • E.K /
  • 06 December 2023 - 13:01
Shurupi shtëpiak për largimin e këlbazës

Nëse ju mundon kolla dhe keni vështirësi në largimin e këlbazës, përgatiteni shurupin shtëpiak, përcjell “Kosova Sot Online”.

Përbërësit:

-një lugë mëllagë të tharë

-një lugë fara të lirit

-një lugë trumzë

-1 limon, i prerë në rriska

-250 ml ujë

-250 g sheqer të vrugët

Ujin e vendosni në enë, e më pas shtoni sheqerin e vrugët. Kur sheqeri të shkrihet shtoni përbërësit tjerë dhe i zini në të njëjtën temperature për rreth 15 minuta. Më pas një lugë të këtij shurupi e merrni tri herë në ditë. Shurupin e përdorni derisa të ndiheni më mirë, ruajeni në frigorifer.

(Kosova Sot Online)