Teknika "një gotë ujë" zgjedh problemet brenda natës

  • E.K /
  • 09 December 2023 - 08:47
Teknika

Në jetë shpesh ndodh që për disa probleme nuk është e lehtë të gjenden zgjedhje, shfaqen dyshime ose jeni në dy mendje për një zgjidhje.

Metoda "një gotë ujë" ju ndihmon në këtë drejtim. Autori Hose Silva është bërë i njohur në mbarë botën me këtë metodë komplekse të ushtrimeve psikologjike, derisa "përbërësi" kryesor është intuita njerëzore. Nëse e përdorni këtë metodë, do ta keni të lehtë të zgjidhni problemet.

SI VEPRON DHE PËRSE KJO TEKNIKË ËSHTË EFIKASE?

Shumica e njerëzve e dinë faktin (dëshmuar edhe nga shkenca) se uji ka kujtesë, përkatësisht posedon aftësinë të pranojë dhe kujtojë informatat dhe përmes tij të ndikojë te njeriu. Trupi i njeriut, përfshirë trurin, përbëhet nga ujë. Fakti qëndron se kur njeriu të konsumojë ujë, e sytë janë të mbyllur, aktiviteti i trurit forcohet, truri provon ta kujtojë gjithë atë që e keni përpirë. Kështu uji I thjeshtë mund të ndikojë edhe në organizmin e njeriut, e përmes tij mund të përtërihet gjithë organizmi. Me një gotë ujë është e mundur jo vetëm të gjeni zgjidhje, por edhe të keni shëndetin e duhur, si dhe t'ju përmbushen shumica e dëshirave që lidhen me shumë gjëra, por edhe me shëndetin.

(Kosova Sot Online)