Keni njolla të bardha të forta nën sy ose në kapakë: Ja si t’i hiqni qafe

  • E.K /
  • 11 December 2023 - 09:40
Keni njolla të bardha të forta nën sy ose në kapakë: Ja si t’i hiqni qafe

Njollat apo pikat e bardha, të forta, shfaqen në krejt fytyrën, formohen kur keratina mbetet e robëruar nën sipërfaqen e lëkurës. Shfaqen aty ku lëkura është më e ndjeshme dhe më e hollë.

Shkaktarët

Zakonisht shfaqen si pasojë e përdorimit të gabuar të kremrave. Mund të shfaqen edhe si pasojë e stresit, shfaqen te 50 për qind e foshnjave porsa të lindura. Mund të shfaqen edhe pas të djegurave nga dielli dhe sëmundjeve të ndryshme të lëkurës

Si t’i hiqni qafe?

E para dhe më e rëndësishmja, mos i prekni. Janë të vendosura thellë në lëkurë dhe në vende të ndjeshme. Nëse nuk dëshironi ta vizitoni mjekun, atëherë përdorni në mënyrë natyrale

Piling nga sheqeri dhe limoni

Limoni është i pasur me veti antibakteriale, antiseptike dhe antioksidues. Përzieni dy lugë të vogla sheqer me lëngun e gjysmë limonit. Ia shtoni një lugë vaj ulliri. Bëni masazh lëkurës dhe e lini të veprojë 15-20 minuta. E shpëlani me ujë të ngrohtë. 

(Kosova Sot)