Proshuta, a është e dëmshme apo e shëndetshme?

  • E.K /
  • 13 December 2023 - 10:45
Proshuta, a është e dëmshme apo e shëndetshme?

Proshuta. Derisa disa e pëlqejnë, por edhe e shmangin, të tjerët e hanë pa fije droje, duke thënë se është e shëndetshme, kush ka të drejtë:

"PËR"

Megjithëse thuhet se është e dëmshme për zemër, disa studime theksojnë se përmban aminoacide omega-3 të cilat në fakt e mbrojnë sistemin kardiovaskular. Kjo edhe është edhe arsyeja përse shumë studime kanë treguar se proshuta, nëse konsumohet në sasi të kufizuar, ul shtypjen e lartë të gjakut dhe nivelin e sheqerit në
gjak, që ndihmon në parandalimin e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës, sulmit në zemër apo sulmit në tru. Proshuta është e pasur me kalium, mineral që rregullon shtypjen e gjakut, derisa përmban edhe proteina cilësore.

"KUNDËR"

Dihet se proshuta përmban shumë yndyra të ngopura, për të cilat mjekët pohojnë se paraqesin rrezik për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Në 30 gr proshutë ka 30 mlg kolesterol. Pasi përmban nitrate, studimet tregojnë se nitratet nxitin zhvillimin e tumoreve, sidomos kancerin në zorrë të trashë dhe rektum. Po ashtu, studimi në Amerikë ka treguar se konsumimi i mishit të përpunuar lidhet me rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve kronike të mushkërive.

(Kosova Sot Online)