Majdanozi, jo vetëm bimë zbukuruese

  • E.K /
  • 19 December 2023 - 13:01
Majdanozi, jo vetëm bimë zbukuruese

Majdanozi ofron veti të shumta shëruese. Është një superushqim, ul rrezikun nga shumë sëmundje dhe shërben shumë më shumë se zbukurim.

DHIMBJET E ARTRITIT

Majdanozi është burim për antioskdiues, përfshirë betakarotinë, vitamina C dhe shumë nutrient kundër inflamacioneve, që ndihmon në reduktimin e dhimbjeve nga artriti, duke konsumuar këtë bimë rregullisht e përshpejtoni sekretimin e acidit urik, substancë që rrit dhimbjet si pasojë e artritit.

PARANDALIMI I KANCERIT

Majdanozi është i pasur me përbërës që luftojnë kancerin. Studimet kanë sugjeruar që përbërësit e pranishëm në majdanoz mund të ndihmojnë në parandalimin e rritjes së tumoreve. Po ashtu, sipas studimit të publikuar në “Science of Food and Agriculture”, kjo bimë e lufton kancerin në katër mënyra: e mbron ADN-në nga dëmtimet, vepron si antioksidues që shkatërron radikalet e lira dhe parandalon depërtimin e qelizave të kancerit në trup.

SHËNDETI I ZEMRËS

Folatet e pranishme në majdanoz janë nutrient i përsosur për shëndetin kardiovaskular. Në veçanti, ndihmon në mbrojtjen e enëve të gjakut dhe redukton rrezikun për të pësuar sulm në zemër.

(Kosova Sot Online)