Përgatiteni këtë ilaç natyral dhe parandalojeni migrenën

  • E.K /
  • 21 December 2023 - 09:45
Përgatiteni këtë ilaç natyral dhe parandalojeni migrenën

Njerëzit të cilët vuajnë nga migrena e dinë fare mirë se sa dhimbje aspak e këndshme që është. Migrena në fakt mundet t'jua shkatërrojë jetën, e nganjëherë edhe është rezistente ndaj ilaçeve kundër dhimbjeve. Mirëpo, ekziston një metodë që u ndihmon pothuajse të gjithë njerëzve.

Bëhet fjalë për metodën që vjen nga mjekësia popullore, e cila neutralizon dhimbjen për një afat prej vetëm disa minutave. Krejt çfarë juve ju nevojitet për ta përgatitur këtë ilaç është kripa e Himalajeve, lëngu i limonit dhe pak lëvore e limonit. Së pari, kripën duhet ta zgjidhni të një cilësisë së lartë - më së miri do të ishte të përdorni kripën e kristaltë nga Himalajet, sepse ajo është shumë e pasur me mineralet e nevojshme. Ky lloj i kripës përmban 84 elemente! Pos se ju shëron dhimbjet e kokës, shton edhe sasinë e serotoninës në gjak, e sforcon sistemin imun dhe normalizon ekuilibrin e thartë-alkalin në organizëm.

Përgatitja: shtrydheni lëngun nga dy limonë, bluani pak lëvore të limonit dhe aty shtoni edhe dy lugë kripë. I përzieni dhe i hidhni në një enë më të madhe dhe aty shtoni edhe 2 dl ujë. Përsëri përzieni dhe e pini me një gllënjkë. Shija nuk është më e këndshmja, porse vepron brenda disa minutave. 

(Kosova Sot Online)