Si e përmirësojnë ushtrimet fizike funksionin e zemrës?

  • E.K /
  • 03 January 2024 - 09:40
Si e përmirësojnë ushtrimet fizike funksionin e zemrës?

Pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për ngritje të peshave në palestër apo vetëm ecje, ushtrimet fizike kanë përparësi të shumta, sepse u ndihmojnë njerëzve që të humbasin peshë, t'i forcojnë muskujt dhe parandalojnë sëmundjet e zemrës. Eduard Sabido, shef i repartit për proteomikë i qendrës për rregullim të gjenomave në Barcelonë, Francisco Amado dhe kolegët sqarojnë se përkundër numrit të madh të dobive të dokumentuara të ushtrimeve, nuk dihet deri në fund se në cilën mënyrë ato e ndihmojnë zemrën. Sipas një vlerësimi, 250 mijë raste të vdekjeve në SHBA janë së paku pjesërisht pasojë e mungesës së ushtrimeve.

Por, deri tani hulumtuesit nuk e kanë ditur se si ndodh e tërë kjo në organizëm në nivel të molekulave. Ky ekip ka zbuluar që minjtë laboratorikë që kanë ushtruar 54 javë në shiritin lëvizës kanë një numër më të madh të proteinave në mitokondritë e qelizave të zemrës sesa minjtë që nuk kanë ushtruar. Mitokondritë prodhojnë energji për qelizat në organizëm. Ata kanë identifikuar dy proteina, kinaza të quajtura 'RAF' dhe 'p38', për të cilat mendohet se e "nxisin efektin pozitiv kardiovaskular të ushtrimeve të përjetshme", thonë ata.  

(Kosova Sot Online)