Për një javë humbni deri në 7 kg të peshës së tepërt

  • E.K /
  • 10 January 2024 - 12:37
Për një javë humbni deri në 7 kg të peshës së tepërt

Nutricionisti amerikan Mark Hayman ka përgatitur një dietë tepër të lehtë, e cila na ndihmon që ta pastrojmë organizmin nga helmet, ta zbusim dhembjen dhe, për shtatë ditë, të humbim nga 4 deri 7 kg, pa duruar urie. Gjatë ditës keni pesë shujta, tri kryesore dhe dy zamra. Në mëngjes dhe në mbrëmje është i obligueshëm "ultrashake", për drekë "ultra-supa", e në mbrëmje "ultrabanja" e nxehtë.

Për 'shake' ju nevojitet 1 banane, gjysmë filxhani pemësh të malit, një lugë gjalpi të kikirikëve dhe 2 lugë të farave të lirit. Të gjithë këta përbërës bluani në bluarës. Supën e perimeve mundeni ta përgatiteni duke zier të paktën shtatë lloje të perimeve, duke përfshirë edhe perimet e gjelbra me fletë. Rregullojeni shijen sipas dëshirës, kullojeni dhe pijeni gjatë ditës.

Çdo mbrëmje, para se të flini, kënaquni në ultra banjën (vaskë). Në ujë shtoni përzierjen e kripës së hidhur, sodës së bukës dhe vajit esencial të livandës. Kjo ua largon helmet dhe ua lehtëson gjumin.

Kafjalli: limonadë pa sheqer dhe "ultrashake".

Zamra: një filxhan ultra-supë.

Dreka: dy filxhanë të perimeve, të ziera në avull; 100 g file

pule; gjysmë filxhani oriz integral; "ultrashake".

Zamra: ultra-supa.

Darka: 170 g peshk të pjekur në vaj ulliri me lëng limoni, dy

filxhanë perime të ziera në avull dhe "ultrashake".

(Kosova Sot Online)