Çfarë thonë për shëndetin buzët tuaja?

  • E.K /
  • 12 January 2024 - 10:07
Çfarë thonë për shëndetin buzët tuaja?

Fytyra tregon shumë për shëndetin tuaj. Mungesa e konsumimit të ujit dhe lëpirja e buzëve janë shkas kryesor i pëlcitjes së tyre. Por, ekzistojnë edhe disa arsye

Mungesa e vitaminave të nevojshme

Konsumimi adekuat i vitaminave është i domosdoshëm për funksionimin e organizmit. Mungesa e tyre, e vitaminave B2, për shembull, është përgjegjës për punën e metabolizmit, rregullimin e aminoacideve në gjak dhe funksionimin e qelizave trupore. Mungesa e vitaminave B2 mund të shkaktojë tharjen dhe pëlcitjen e buzëve, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Konsumimi joadekuat i ujit

Mungesa e konsumimit të ujit shkakton dehidrim. Uji rregullon sistemin e tretjes, qelizat në trup. Një nga simptomat e para të mungesës së lëngjeve në trup është pëlcitja e buzëve.  

Alergjitë

Trupi në mënyra të ndryshme reagon ndaj substancave të ndryshme. Nëse keni vërejtur se pas aplikimit të buzëkuqit, balsamit apo shkëlqyesit në buzë, keni buzë të thara dhe ju pëlcasin ato, atëherë ka gjasa që jeni alergjik në disa përbërës të prodhimeve. Pëlcitja apo buzët e thara janë edhe shenjë e reaksionit ndaj disa ilaçeve, konsumimin e tepërt të vitaminave A dhe si pasojë e inflamacioneve kronike në trup.