Si ju dërgon trupi porositë, kur ka mungesë të vitaminave dhe mineraleve?

  • E.K /
  • 07 February 2024 - 10:11
Si ju dërgon trupi porositë, kur ka mungesë të vitaminave dhe mineraleve?

Kur trupi juaj tenton t’ju porosisë diçka, kur i mungojnë disa vitamina dhe minerale, ai ju dërgon shenja të çuditshme. Ja disa prej tyre.

Të çarat në këndet e buzëve

Ju mungon hekuri, zinku dhe vitamina të grupit B si B2, B3 dhe B12. Problemin mund ta zgjidhni nëse ushqimin e pasuroni me peshk, mish të kafshëve, domate, kikirikë dhe bishtajore. Absorbimi i hekurit është më i mirë nëse merrni mjaftueshëm vitamina C, e ushqimet e përmendura nëse i kombinoni me brokol, spec, lakër jeshile dhe lulelakër, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Skuqjet e kuqe dhe rënia e flokëve

Biotina (B7) njihet si vitamina e flokut. Edhe pse trupi juaj mund të ruajë vitaminat e tretshme në yndyrë, si: A, D, E dhe K, nuk mund të ruajë rezervat e shumicës së vitaminave nga grupi B. Ushqimin duhet ta pasuroni me vezë, skumbri, kërpudha, pemë me lëvore të fortë, fruta mali dhe banane.

Puçrrat e bardha dhe të kuqe në faqe dhe duar

Ju mungojnë aminoacidet esenciale dhe vitaminat A dhe D. Këtë problem mund ta zgjidhni, nëse ushqimin e pasuroni me peshk deti, arra dhe badem dhe fara të lirit. Për vitamina A hani perime me gjethe të gjelbër, karota dhe speca.

(Kosova Sot Online)