A e ul rrezikun e kancerit lënia e duhanit?

  • A.P /
  • 09 February 2024 - 14:30
A e ul rrezikun e kancerit lënia e duhanit?

Lënia e duhanit zvogëlon rrezikun e kancerit në çdo moshë, sipas studimit të fundit të shkencëtarëve koreano-jugorë. Hulumtimet kanë treguar se shanset për të zhvilluar kancerin zvogëlohen me 50 për qind të paktën 15 vjet pas lënies së duhanit, raportoi Guardian.

Studimi zbuloi gjithashtu se rreziku i kancerit të mushkërive bie edhe më shumë, veçanërisht për ata që e lënë duhanin para moshës së mesme.

Studiuesit analizuan të dhënat mjekësore të gati tre milionë qytetarëve të Koresë së Jugut të cilët kishin kontrolle shëndetësore nga viti 2002 e tutje dhe regjistruan raste të kancerit, duke përfshirë tumoret e mushkërive, mëlçisë dhe stomakut deri në vitin 2019. Gjatë studimit, rreth 200,000 njerëz u diagnostikuan me kancer.

(Kosova Sot Online)