Ilaçet e dëshmuara kundër kapsllëkut

  • E.K /
  • 12 February 2024 - 12:38
Ilaçet e dëshmuara kundër kapsllëkut

Nuk ka ndonjë definicion për lëvizjen e rregullt të zorrëve. Simptomat e kapsllëkut janë identike në të gjitha rastet. Nëse ndjeni se keni lëvizje të shpeshta të zorrëve e jo si në ditët e tjera normale, jashtëqitja juaj ka ndryshuar në ngjyrë dhe përmbajtje, keni dhimbje derisa kryeni nevojën e madhe, atëherë jeni duke vuajtur nga kapsllëku. Në vend se t'u qaseni ilaçeve sintetike, këtë gjendje mund ta tejkaloni përmes ilaçeve të fuqishme shtëpiake, transmeton gazeta Kosova Sot.

FIBRAT

Kur bëhet fjalë për ushqimet kundër kapsllëkut, fibrat janë në majë të listës. Sistemi tretës, në mënyrë që të punojë si duhet ka nevojë për 35 gr fibra dietale në ditë. Fibra i gjeni në fruta, perime. Konsiderohet se fibrat janë ilaçi më efikas kundër kapsllëkut. 

PROBIOTIKËT

Probiotikët janë baktere që mund të gjenden në mënyrë natyrale në zorrë. Probiotikët në zorrë dihet se stimulojnë një tretje të shëndetshme. Në mënyrë tradicionale, probiotikët mund t'i merrni përmes jogurtit, por ekzistojnë edhe pije speciale si "Yakult". Probiotikët janë një nga mënyrat më të lehta në trajtimin e kapsllëkut. 

LIMONI

Është mënyrë e hatashme të filloni ditën me limon, pasi që mundet ta trajtojë kapsllëkun. Acidet ndihmojnë në lëvizjen e ushqimeve dhe materialeve tjera tretëse poshtë sistemit gastrointestinal. Përdorimi i lëngut të limonit pa kurrfarë dyshimi është mënyra më e lehtë dhe më efektive për ta trajtuar kapsllëkun në shtëpi. 

FARAT E LIRIT

Farat e lirit janë të shkëlqyeshme për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me tretjen, kapsllëkun dhe sindromën e zorrëve të irrituara. Farat e lirit përmbajnë sasi të madhe me fibra, të cilat njihen se shkaktojnë lëvizjen e zorrëve përgjatë sistemit gastrointestinal.

FIKU

Pikërisht sikurse farat e lirit, fiku është i mbushur me fibra, duke e shndërruar në një laksativ natyral. Njerëzit që kanë vuajtur nga kapsllëkut kronik mund të zgjedhin nëse duan ta përdorin fikun e freskët apo të thatë në ushqimin e tyre. Që të dy janë shumë të shëndetshëm. 

MJALTI

Nëse vuani nga kapsllëku i butë, nuk keni nevojë për laksativ të fortë. Një laksativ i butë si mjalti mundet të funksionojë te ju. Konsumoni së paku dy lugë të mjaltit të papërpunuar gjatë ditës për rezultatet të mira. Mund ta përzieni edhe me lëng limoni. Ky kombinim i fuqishëm e trajton kapsllëkun akut. 

(Kosova Sot Online)