Kumbullat e thata ndihmojnë personat që vuajnë nga ky problem

  • A.P /
  • 16 February 2024 - 14:31
Kumbullat e thata ndihmojnë personat që vuajnë nga ky problem

Kapsllëku mund të shkaktojë ngërçe në stomak, fryrje, të përziera dhe dhimbje dhe këto simptoma të pakëndshme mund t’ju prishin lehtësisht ditën. Përveç mjekimeve, ky problem mund të ndihmohet edhe duke ndryshuar dietën.

Dietologia Lauren Manaker për Eat This, Not That shpjegoi se kumbullat e thata janë ushqimi më i mirë për këtë problem. “Kambullat e thata janë një mjet i vërtetë për të ndihmuar njerëzit me probleme të zorrëve. Të dhënat e publikuara në revistën Clinical Nutrition treguan se njerëzit që hanin kumbulla të thata përjetuan një rritje dukshëm më të madhe në frekuencën e jashtëqitjes në krahasim me ata që nuk e bënin”, shpjegon ajo.

 

Si ndihmojnë kumbullat me kapsllëkun?

Manaker thekson se kumbullat e thata kanë tre përbërës kryesorë që u japin atyre aftësinë për të lehtësuar kapsllëkun: fibra, sorbitol dhe komponime fenolike. “Kambullat e thata janë një ilaç natyral efektiv për kapsllëkun për shkak të përmbajtjes së fibrave, të cilat ndihmojnë në promovimin e rregullsisë së zorrëve”, thekson dietologia, raporton Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

Fibra në kumbulla të thata është thelbësore për lëvizjet e zorrëve dhe sorbitoli ka një efekt laksativ natyral, shpjegon Manaker. Një studim i botuar në The American Journal of Gastroenterology zbuloi se sorbitoli nga kumbullat e thata mund të ndihmojë në lehtësimin e kapsllëkut, rritjen e lëvizjeve normale të zorrëve dhe zvogëlimin e jashtëqitjes te pacientët me kapsllëk kronik. Përveç kësaj, komponimet fenolike mund të ndihmojnë në stimulimin e zorrëve dhe lehtësimin e simptomave të kapsllëkut.

“Këto veti së bashku lehtësojnë shëndetin më të mirë të tretjes dhe i bëjnë kumbullat e thata një zgjedhje praktike ushqimore për ata që duan të përmirësojnë funksionin e zorrëve”, shpjegon dietologia.

(Kosova Sot Online)