Mënyrë e thjeshtë për largim të mendimeve negative

  • E.K /
  • 29 February 2024 - 13:01
Mënyrë e thjeshtë për largim të mendimeve negative

Askush nuk pëlqen që të përfshihet nga mendimet negative. Ato mund të na e përkeqësojnë jetën, e nëse një gjë e tillë zgjat shumë, ato mund ta rrezikojnë seriozisht përditshmërinë. Për këtë arsye është e rëndësishme që të zbulohet një mënyrë, me të cilën do të liroheni nga mendimet negative, e me këtë gjë t'ia lehtësoni shumë jetën vetes. Shkencëtarët nga Universiteti i Ohajos kanë gjetur një zgjidhje shumë të thjeshtë. Bëhet fjalë për faktin që mendimet tuaja negative t'I shkruani në një copë letre, e më pas atë letër ta grisni dhe ta hidhni në bërllok.

Ndoshta ju duket një gjë e marrë, por kjo metodë me të vërtetë ndihmon. Shkencëtarët pas disa eksperimenteve individuale në student kanë ardhur në përfundim që ky mekanizëm është shumë efikas. Pjesëmarrësit e studimit janë ndarë në dy grupe. Pasi që i kanë shkruar mendimet e tyre negative, nga grupi i parë është kërkuar që t'i lexojnë sërish dhe të mendojnë për to, derisa nga grupi i dytë është kërkuar që letrën me mendimet e shkruara ta hedhin menjëherë në bërllok. Pas përfundimit të eksperimentit, studentët që kanë plotësuar pyetësorin, i cili ka zbuluar se ata janë personat që kanë hedhur letrën, kanë pasur qëndrime shumë më pozitive.

(Kosova sot Online)