Nuk po mund të ngroheni? Hidhni në ushqim këto erëza

  • E.K /
  • 04 March 2024 - 09:31
Nuk po mund të ngroheni? Hidhni në ushqim këto erëza

Supë e ngrohtë apo gjellë, çaj apo kafe, mund shpejt t'ju ngrohin, por disa erëza këtë e bëjnë edhe më shpejt.

ROZMARINA

Rozmarina, e freskët apo e thatë, mund të shtoni në shumë gjella, përshtatet mirë me peshk të pjekur, me perime, por edhe mund ta përvëloni me ujë të vluar dhe ta pini si çaj. Vaji nga rozmarina, si dhe kremrat që i përmban, po ashtu e përshpejtojnë qarkullimin e gjakut.

XHENXHEFILI

Qëroni një xhenxhefil pikant sa për një lugë, e përzieni me ujë të vluar, e pini edhe do të ngroheni pas disa minutave. Pos kësaj recete, mund ta shtoni edhe në sallatë të gjelbër apo në lyerjen me djathë, por vetëm nëse pëlqeni shijen djegës.

SPECAT DJEGËS

Për këtë nuk ju duhen këshilla, e dini sa të dobishëm që janë specat djegës. Madje disa e shtojnë edhe në çokollatë të ngrohtë, sidomos gjatë ditëve të ngrohta dimërore. 

(Kosova ot Online)