Arsyet përse duhet konsumuar rrepkën

  • E.K /
  • 20 March 2024 - 11:06
Arsyet përse duhet konsumuar rrepkën

Rrepka është një bombë e vogël me ngjyrë të kuqe, të pasura me fibra, vitamina C, acid folik, kalium, e përmbajnë pak kalori, prandaj është e hatashme për pastrimin e organizmit. 1. Lufton kancerin - shkencëtarët indian kanë zbuluar se ky ushqim nxit apoptozë - me fjalë tjera vret qelizat e kancerit. Marrë parasysh se sa shumë fibra përmban, kjo perime e lufton edhe kancerin. Njihet se masë parandaluese dhe shëruese te kanceri në zorrë të trashë.

Pos kësaj, me sukses "sulmon" edhe qelizat e kancerit në veshkë, lukth dhe sipërfaqes së gojës. 2. Pastron rrugët e frymëmarrjes - rrepka ndihmon edhe te sëmundjet kronike të organeve të frymëmarrjes. Në fakt, ndikon në sekretimin e mukozës nga organet e frymëmarrjes, prandaj ju preferohet të gjithëve atyre që kanë probleme me hundën e bllokuar dhe infeksionet e organeve të frymëmarrjes. 3. Forcojnë zemrën dhe rregullojnë sheqerin në gjak - fibrat, vitaminat dhe mineralet nga rrepka do ta përmirësojnë shëndetin e sistemit kardiovaskular sepse e ulin kolesterolin, parandalojnë diabetin, rregullojnë shtypjen e gjakut dhe nivelin e sheqerit në gjak.

(Kosova Sot Online)