Të gjitha dobitë e limonadës së ngrohtë

  • E.K /
  • 25 March 2024 - 12:42
Të gjitha dobitë e limonadës së ngrohtë

Doza e mëngjesit me ujë të ngrohtë me limon, është një ndër recetat më të vjetra për shëndet dhe linjë të mire të trupit, e cila ndikon jashtëzakonisht mirë në organizëm. Receta është shumë e thjeshtë, e shtrydhni një limon dhe i qitni ujë të vakët. E pini në lukth të zbrazët.

Kjo pije magjike menjëherë do t'i stimulojë organet tuaja për tretje dhe do ta pastrojë organizmin.

Këto janë tetë dobitë e kësaj shprehie të shëndetshme:

1. Uji dhe limoni e pastrojnë organizmin dhe i shpëlajnë veshkat dhe mëlçinë nga helmet.

2. Një gotë me lëng limoni përmban më pak se 25 kalori.

3. Pija është e pasur me materie ushqyese si kalciumi, kaliumi, vitamina C dhe fibrat.

4. Ndihmon pastrimin e limfës, gjë që është e rëndësishme për eliminim të helmeve.

5. Me adoptimin e kësaj shprehie do ta pastroni organizmin dhe gradualisht do të humbni peshë.

6. Stabilizon sasinë e sheqerit në gjak.

7. Është antiseptik dhe antioksidues natyral. Parandalon gripin, ftohjen dhe shumë loje të infeksioneve.

8. E ul shtypjen e gjakut dhe e rrit nivelin e kolesterolit të mirë.

(Kosova Sot Online)