Vetitë shëruese të farave të rrushit

  • E.K /
  • 12 April 2024 - 10:59
Vetitë shëruese të farave të rrushit

Rrushi, në mbarë botën ka një reputacion si diçka i shëndetshëm dhe me shije. Por, shumë njerëz nuk e kuptojnë se farat e rrushit janë po aq të shëndetshme sikurse edhe pjesa tjetër e tyre, madje edhe më e shëndetshme. Farat e rrushit përmbajnë të gjitha të mirat, përfshirë përbërës natyral, që promovojnë lëkurë të re, humbjen në peshë.

FARAT E RRUSHIT AI ANTIOKSIDUES

Farat e rrushit përmbajnë një numër të madh të kemikateve të dobishme. Janë antioksidues të fuqishëm, që ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga radikalet e lira. Farat e rrushit përmbajnë sasi të madhe me vitamina C dhe E, bashkë me një sasi të madhe me betakarotinë. Këto ushqime të vogla e bëjnë çudinë duke luftuar kancerin, përfshirë atë të lëkurës, të gjirit dhe të prostatës.

FARAT E RRUSHIT KUNDËR INFLAMACIONEVE

Farat e rrushit kanë ndikim të fortë në shëndetin e lëkurës. Këto fara mrekullibërëse e mbajnë lëkurën të re dhe pa linja, falë përbërëses së lartë me kolagjen dhe resveratrol, që janë përbërës esencial në betejën kundër plakjes. Këto komponent reduktojnë linjat, shenjat, aknet dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me lëkurën.

(Kosova Sot Online)