5 arsye pse duhet të hani fara të kungullit

  • E /
  • 15 May 2024 - 11:29
5 arsye pse duhet të hani fara të kungullit

Farat e kungullit bien në mesin e atyre ushqimeve për vlerat e tyre ushqyese dhe shëndetësore dimë fare pak. Ju sjellim pesë arsyet pse duhet t’i konsumoni më shpesh.

Forcojnë imunitetin

Marrë parasysh se janë burim i zinkut, farat e kungullit rregullojnë sistemin imun, si dhe pakësojnë rrezikun për infeksione virusale.

Mbrojnë prostatën

Farat e kungullit tash e një kohë të gjatë konsiderohen si ushqim i rëndësishëm për shëndetin e meshkujve. Shkaku i nivelit të lartë të zinkut, studimet kanë treguar se farat dhe vaji i tyre mund të jenë shumë të përdorshme për shëndetin e prostatës.

Pakësojnë rrezikun nga diabeti

Studimet kanë treguar se farat e kungullit mund të ndihmojnë në rregullimin e qarkullimit të insulinës, duke parandaluar me këtë rast komplikimet që çojnë drejt shfaqjes së diabetit.

Përmirësojnë gjumin

Nëse disa orë para gjumit hani disa fara me pak perime, trupit tuaj do t’i siguroni substancën triptofan, që ju siguron një gjumë të qetë.  

(Kosova Sot Online)