Ja të gjitha dobitë nga uji i detit

  • E.K /
  • 18 May 2024 - 10:58
Ja të gjitha dobitë nga uji i detit

Uji i njelmët i detit është shumë i dobishëm për organizmin tonë. Për këtë shkak, qëndrimin në bregdet duhet ta kuptojmë edhe si periudhë të mjekimit, e cila na pushon, na çliron nga stresi dhe na jep lëkurë dhe flokë shkëlqyese. Uji i detit ndikon në lehtësimin e sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes, qofshin ato të shkaktuara nga alergjitë, apo nga ftohja e të tjera. Shpëlajeni mirë zgavrën e hundës me ujë të detit, meqë kështu i dezinfektoni ato.

Shpëlarja me ujë të detit ndihmon edhe gratë që kanë pezmatim të vagjinës. Për ata që kanë vena të zgjeruara, preferohet që të hyjnë në ujë deri te mesi i kofshëve, që të ecin nëpër ujë të cekët gjysmë ore, të paktën dy herë në ditë. Meqë mesatarisht përmban përqendrim të kripës prej 35 g në litër, uji i detit është efikas edhe kundër celulitit dhe pastrimit të organizmit nga sasia e tepërt e ujit. Uji i detit dhe ajri i bregdetit janë të dobishëm edhe kundër akneve dhe dermatozave të ndryshme.

(Kosova Sot Online)