![A shkakton sëmundje të zemrës konsumimi i tepërt i sheqerit?](/uploads/kosova-sot/images/2022/June/14/200x200_sheqer1655236805.jpg)
Perimja të cilën e injorojmë pa të drejtë
![Perimja të cilën e injorojmë pa të drejtë](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/18/auto_spec-jeshil-i-sakte1716028949.jpg)
Speci është një perime shumë e dobishme për shëndet edhe pse shpesh, disi sikur nuk ia dimë kimetin. Përpos që ka shije të mirë, speci lehtë kultivohet. 100 g spec të freskët përmbajnë 92% ujë, 6 gramë karbohidrate, 0.99 gramë proteina, 0.3 gramë yndyrë dhe i 1.2 gramë fibra dietale. Specat janë burim i mrekullueshëm i vitaminave A, C dhe B6. Ata janë të pasur edhe me thartirë folike, fibra dietale, vitaminë B2, thartirë pantotenike, niacinë dhe kalium, si dhe vitaminë K, mangan, vitaminë B dhe magnez.
Specat përmbajnë 4 herë më shumë vitaminë C sesa portokajtë dhe mbi 30 substanca ushqyese nga grupi i karotenoideve. Ja disa nga dobitë e përdorimit të rregullt të specave: - E ngrisin imunitetin - Lehtësojnë simptomat e sindromës premenstruale - Nxisin prodhimin e kolagjenit - E përmirësojnë shikimin - Mbrojnë nga kanceri i prostatës - E ngrisin disponimin - Nxisin rritjen e flokëve - Përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen në peshë.
(Kosova Sot Online)