A po instrumentalizohet mërgata për të zgjatur pushtetin e Albin Kurtit?

A po instrumentalizohet mërgata për të zgjatur pushtetin e Albin Kurtit?
A po instrumentalizohet mërgata për të zgjatur pushtetin e Albin Kurtit?

Fadil Maloku

  • 18 May 2026 - 07:40

Nga Fadil Maloku

Akti dhe fakti i marrjes së postit të ushtruesit të detyrës së Presidencës nga ana e VV-së, nëse synohet të zvarrisë sërish procesin e kompletimit të institucioneve përmes një ngërçi të ri për arsye taktike (p.sh. pritja e mërgatës që voton me shumicë), në dioptrinë sociologjike mund të interpretohet pa asnjë hamendje si abuzim klasik me hapësirën e vakumit institucional, dhe si shkelje “perfekte” e parimit të demokracisë përfaqësuese që po mundohet ta krijoj Republike e Kosovës.

Kështu që shpresa se mërgata do të mund ta thellojë fitoren e VV-së duket se është më shumë një kalkulim strategjik politik sesa një çështje juridike. Dhe, meqë kjo situatë e ngërçit të ri nuk është e natyrës juridike, por puro e asaj politike. Ngase, Gjykata Kushtetuese mund të ndërhyjë në vetëm situata kur ka ndonjë ankesë konkrete për “pat pozicione” që mund të supozohet se e kërcënojnë seriozisht funksionimin institucional të Republikës. Në situata që tashmë i kemi “testuar” gjatë telenovelës së ngërçit, opozita e ka për obligim moral po edhe politike se është aktere e drejtëpërsdrejt e këtyre zhvillimeve të gjejë një narrativë të re dhe më sublime për ta bërë më atraktiv interesimin e saj për “detektim” të qëllimit të vërtetë të ikjes nga përgjegjësia e qeverisë Kurti 3. Në rast se opozita e ripërsëritë gabimin e ngërçit 2025, me siguri ajo ka shanse reale ta zbresë dukshëm potencialin e saj ndikues në elektorat, gjë që do i konvenonte bllokut  aktual qeveritar. Mirëpo, nëse blloku opozitar gjenë kauza të reja e bindëse, që ato me thellimin e krizes në horizont janë me bollëk (kriza ekonomike, rikthimi i Vjoses dhe potencialisht formimi i një blloku unik djathëtist), jam shumë i bindur që ndarja e “kulaqit” në zgjedhjet e reja kurdo që ato të mbahen sivjet, do të krijonte një rigrupim shumë më fleksibil në skenën politike kosovare. 

Kur është fjala te “detektimi” i kauzave të reja (kujtoj se ato mund të jenë edhe ekzistenciale, duke marrë parasysh “ngopjen” e publikut me krizat artificiale) që potencialisht do ta zbehnin imazhin qeveritar që u ngritë përmes ikonografisë së “shtrirjes së sovranitetit” dhe asaj të “bashkimit kombëtar” (përmes një “Republike të tretë”), mundësia e rikthimit po edhe forcimit të alibisë dhe rolit opozitar për të krijuar një ambient balancues do shtoheshin pa asnjë dyshim. 

Pra, shanset opozitare mund të rrisin ndikimin e e vetë vetëm përmes demaskimit të taktikave qeveritare që po vazhdojnë pa ndalur procesin e delegjitimitetit, i cili në sociologjinë politike shquhet si “normalizim i përkohshmërisë” që është duke ndodhur gati dy vite të tëra të humbura.

Në këtë “odisejadë” dekonspirimi publik, Gjykata Kushtetuese, nëse është garante dhe gardiane e vërtetë e Republikës, ka gjasa të tolerojë një periudhë me ushtruese detyre, por ajo nuk mund dhe nuk do të duhej ta justifikonte asnjë zvarritje të qëllimshme e të stërzgjatur shkaku i interesave elektorale, duke e rrezikuar dukshëm rendin kushtetues dhe demokracinë parlamentare në Kosovë. Anipse një qeveri ushtruese detyre mund të jetë krejtësisht legale, ajo, nëse e zgjat përtej racionalitetit kushtetues mandatin e saj, shumë lehtë mund të identifikohet si “hisedare” e asaj që quhet “adhokraci institucionale”*)ku “blerja” e kohës nuk mbetet më kategori neutrale, por me vetëdije shndërrohet në resurs strategjik të “mirëmbajtjes” së pushtetit.

Pra, instrumentalizimi dhe kalkulimi i kohës si resurs i ri strategjik, që është futur në skenën politike kosovare, nëse vazhdon me këtë ritëm dhe akomodohet me interesat partiake, ka shumë gjasa të normohet si simptomë e një kulture politike që e instrumentalizon në vazhdimësi kohën institucionale.

Në raste të tilla, problemi nuk është nëse vendi mund të qeveriset nga një ushtruese detyre, por nëse një praktikë e tillë fillon ta zhvendosë Republikën nga një rend që pak a shumë ka një qartësi kushtetuese, në një rend që synim ekskluziv e ka menaxhimin e krizave politike që “prodhohen” përmes djallëzive eufemiste të subjekteve apo klaneve të ndryshme, të cilat përpiqen t’i shndërrojnë këto kriza artificiale në normalitet politik.

Absurde është që opozita e hutuar kosovare ende nuk po mund ta kuptojë këtë lloj stërzgjatjeje të oportunizmit të pushtetit. Opozita, po ashtu, nuk po arrin ta animojë publikun indiferent se “instalimi” i oportunizmit qeveritar apo zgjatja e qëllimshme e mandatit “de facto” për rritje elektorale—që po e përsërit me përpikmëri VV-ja—ka shumë gjasa të krijojë edhe një deficit të besimit publik të qytetarëve.

*) Termi “adhokraci” (si formë e organizimit të përkohshëm dhe fleksibël), në rastin e Kosovës, merr konotime negative, sepse institucionet shtetërore nuk funksionojnë mbi rregulla dhe ligje të qëndrueshme, por mbi improvizime që diktohen nga interesa meskine momentale politike e ideologjike

A po instrumentalizohet mërgata për të zgjatur pushtetin e Albin Kurtit?

Koha si kapital dhe strategji elektorale e pushtetit

Akti dhe fakti i marrjes së postit të ushtruesit të detyrës së Presidencës nga ana e VV-së, nëse synohet të zvarrisë sërish procesin e kompletimit të institucioneve përmes një ngërçi të ri për arsye taktike (p.sh. pritja e mërgatës që voton me shumicë), në dioptrinë sociologjike mund të interpretohet pa asnjë hamendje si abuzim klasik me hapësirën e vakumit institucional, dhe si shkelje “perfekte” e parimit të demokracisë përfaqësuese që po mundohet ta krijojë Republika e Kosovës.

Kështu që shpresa se mërgata do të mund ta thellojë fitoren e VV-së duket se është më shumë një kalkulim strategjik politik sesa një çështje juridike. Dhe, meqë kjo situatë e ngërçit të ri nuk është e natyrës juridike, por puro e asaj politike. Ngase, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, mund të ndërhyjë vetëm në situata kur ka ndonjë ankesë konkrete për “pat pozicione” që mund të supozohet se e kërcënojnë seriozisht funksionimin institucional të Republikës.

Ngërçi si taktikë dhe vakum institucional që përdoret për mbijetesë politike

Në situata që tashmë i kemi “testuar” gjatë telenovelës së ngërçit, opozita e ka për obligim moral po edhe politik — meqë është aktore e drejtpërdrejtë e këtyre zhvillimeve — të gjejë një narrativë të re dhe më sublime për ta bërë më atraktiv interesimin e saj për “detektim” të qëllimit të vërtetë të ikjes nga përgjegjësia e qeverisë Kurti 3.

Në rast se opozita e ripërsërit gabimin e ngërçit 2025, me siguri ajo ka shanse reale ta zbresë dukshëm potencialin e saj ndikues në elektorat, gjë që do t’i konvenonte bllokut aktual qeveritar. Mirëpo, nëse blloku opozitar gjen kauza të reja e bindëse — që me thellimin e krizës në horizont janë me bollëk (kriza ekonomike, rikthimi i Vjosa Osmanit dhe potencialisht formimi i një blloku unik djathëtist) — jam shumë i bindur që ndarja e “kulaqit” në zgjedhjet e reja, kurdo që ato të mbahen sivjet, do të krijonte një rigrupim shumë më fleksibil në skenën politike kosovare.

Kur është fjala te “detektimi” i kauzave të reja (kujtoj se ato mund të jenë edhe ekzistenciale, duke marrë parasysh “ngopjen” e publikut me krizat artificiale) që potencialisht do ta zbehnin imazhin qeveritar që u ngrit përmes ikonografisë së “shtrirjes së sovranitetit” dhe asaj të “bashkimit kombëtar” (përmes një “Republike të tretë”), mundësia e rikthimit, por edhe e forcimit të alibisë dhe rolit opozitar për të krijuar një ambient balancues do të shtoheshin pa asnjë dyshim.

Pra, shanset opozitare mund të rrisin ndikimin e vet vetëm përmes demaskimit të taktikave qeveritare që po vazhdojnë pa ndalur procesin e delegjitimitetit, i cili në sociologjinë politike shquhet si “normalizim i përkohshmërisë” që është duke ndodhur gati dy vite të tëra të humbura.

Kosova nga demokracia përfaqësuese te “adhokracia”, një rrezik për të normalizuar krizën politike.

Në këtë “odisejadë” dekonspirimi publik, Gjykata Kushtetuese, nëse është garante dhe gardiane e vërtetë e Republikës, ka gjasa të tolerojë një periudhë me ushtruese detyre, por ajo nuk mund dhe nuk do të duhej ta justifikonte asnjë zvarritje të qëllimshme e të stërzgjatur për shkak të interesave elektorale, duke e rrezikuar dukshëm rendin kushtetues dhe demokracinë parlamentare në Kosovë.

Anipse një qeveri ushtruese detyre mund të jetë krejtësisht legale, ajo, nëse e zgjat përtej racionalitetit kushtetues mandatin e saj, shumë lehtë mund të identifikohet si “hisedare” e asaj që quhet “adhokraci institucionale”*) ku “blerja” e kohës nuk mbetet më kategori neutrale, por me vetëdije shndërrohet në resurs strategjik të “mirëmbajtjes” së pushtetit.

Pra, instrumentalizimi dhe kalkulimi i kohës si resurs i ri strategjik, që është futur në skenën politike kosovare, nëse vazhdon me këtë ritëm dhe akomodohet me interesat partiake, ka shumë gjasa të normohet si simptomë e një kulture politike që e instrumentalizon në vazhdimësi kohën institucionale.

Në raste të tilla, problemi nuk është nëse vendi mund të qeveriset nga një ushtruese detyre, por nëse një praktikë e tillë fillon ta zhvendosë Republikën nga një rend që pak a shumë ka një qartësi kushtetuese, në një rend që synim ekskluziv e ka menaxhimin e krizave politike që “prodhohen” përmes djallëzive eufemiste të subjekteve apo klaneve të ndryshme, të cilat përpiqen t’i shndërrojnë këto kriza artificiale në normalitet politik.

Absurde është që opozita e hutuar kosovare ende nuk po mund ta kuptojë këtë lloj stërzgjatjeje të oportunizmit të pushtetit. Opozita, po ashtu, nuk po arrin ta animojë publikun indiferent se “instalimi” i oportunizmit qeveritar apo zgjatja e qëllimshme e mandatit “de facto” për rritje elektorale që po e përsërit me përpikmëri VV-ja, ka shumë gjasa të krijojë edhe një deficit të besimit publik të qytetarëve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".