![Pas të 30-ve më lehtë shtoni peshë, ja pse](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/26/200x200_Weight-gain-is-another-sign-of-teenage-pregnancy.jpg1722023077.webp)
Nuk keni vullnet? Hani fara të kungullit!
![Nuk keni vullnet? Hani fara të kungullit!](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/11/auto_10-Perfitimet-Shendetesore-te-Farave-te-Kungullit1718090395.jpg)
Konsumimi i farave më shumë se secili ushqim tjetër duket se përmirëson disponimin, thuhet në studim. Farat dhe bishtajoret është treguar se përmirësojnë vullnetin e njeriut dhe disponimi, madje më shumë sesa tortat, ëmbëlsirat dhe çokollata. Përkundër kësaj, shtatë nga dhjetë femra dhe një nga dy meshkujt e anketuar nevojat e tyre kur janë në depresion i përmbushin me ëmbëlsira. Vetëm një në shtatë njerëzit e anketuar pohon se përzgjedh frutat apo drithërat kur vuajnë nga stresi.
Në studimin e përgjithshëm kishin marrë pjesë rreth 2000 persona dhe me këtë rast është vërtetuar se gjysma e tyre i ishin ekspozuar ushqimit aspak të shëndetshëm kur kishin [dëshiruar të ulin nivelin e stresit apo kur kishin dëshiruar ta shtojnë disponimin e tyre. Rreth 28 për qind e tyre u ishin drejtuar miqve apo familjarëve të tyre, në mënyrë që të ndihen më mire. Ekspertët paralajmërojnë se njerëzit janë duke 'ngrënë pasi janë të pikëlluar', përfshirë ëmbëlsirat dhe ushqimin e shpejtë. Farat e kungullit dhe farat çia janë në toplistën prej dhjetë ushqimeve që përmirësojnë dipsonimin.
(Kosova Sot Online)