Ju dhemb koka: Konsumoni këto dhe shërohuni

  • E.k /
  • 11 June 2024 - 09:44
Ju dhemb koka: Konsumoni këto dhe shërohuni

Nëse shkaku i dhimbjeve të kokës përdorni lloje të ndryshme të analgjetikëve, mendoni që problemin ta zgjidhni përmes mënyrave natyrale.

Uji i ngrohtë me limon

Gjysmë limoni të shtrydhur ta konsumoni çdo mëngjes me një gotë ujë dhe trupi ju pastrohet prej helmeve. Kjo pije është e hatashme edhe atëherë kur ju dhemb koka, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Çaji nga xhenxhefili

Xhenxhefili ndikon mirë në qarkullimin e gjakut dhe ndikon kundër inflamacioneve. Pos kësaj, shëron edhe dhimbjet e kokës.

Vaji i peshkut

Ndoshta  s’e keni shpesh në dispozicion, por vaji i peshkut është i domosdoshëm për trupin, pasi dhuron aminoacidet omega 3 që ulë shtypjen e gjakut. Vaji i peshkut rregullon shtypjen e gjakut e kështu ndihmon edhe kundër dhimbjeve të kokës.

Çaji nga menta

Menta është bimë që ndikon mire në sistemin e tretjes, freskon frymën në gojë por relakson nervat dhe muskujt dhe qetëson dhimbjet e kokës. Çaji nga gjethet e mentës mundet t’ju relaksojë nga dhimbjet e rënda të kokës.

 Lëngu nga domatja

Domatja është e pasur me sheqer natyral, vitamina dhe minerale që zbutin edhe dhimbjen më të fortë të kokës. 

(Kosova Sot Online)