Dieta më e mirë për adhuruesit e ëmbëlsirave
Nëse pëlqeni çokollatat dhe ëmbëlsirat e tjera, atëherë ju shpalosim dietën, përmes së cilës do ta shuani 'etjen' tuaj për ëmbëlsira dhe nuk do të shtoni peshë
Duhet të hani ushqim çdo tri orë
Keni pesë shujta brenda një dite të vetme: tri janë shujtat kryesore (kafjalli, dreka dhe darka), ndërsa që keni edhe dy zamra. Nëse hani ushqim çdo disa orë, metabolizmi juaj mbetet aktiv, prandaj metabolizmi juaj mbetet aktiv dhe kurrë mos anashkaloni zamrën midis drekës dhe darkës, pasi që ju ofron energji shtesë.
Ushqimet sezonale
Do të ishte mirë që ushqimet t'i konsumoni varësisht prej zezonit. Në këtë mënyrë do ta fitoni vlerën maksimale të ushqimeve, të cilën e konsumoni.
Mbani nën kontroll urinë për ushqim
Pa marrë parasysh a keni të bëni me çokollatë apo ndonjë ëmbëlsirë tjetër, do të ishte mirë që ta qerasni veten tuaj. Kjo është mënyrë e shkathët që t'i përmbaheni dietës, e cila nuk ju bën të shtoni në peshë, me kusht që në situatat e tjera të konsumoni sasi të kufizuar të ushqimit.
Ushqimi nuk ka faj
Mos e ndërlidhni ushqimin me ndjenjën e fajit, por kënaquni me secilën kafshatë. Kjo kënaqësi në ushqim ju bën që më gjatë të ndiheni të ngopur, sepse sa më ngadalë që hani dhe më shumë kënaqeni me ushqim, hormonet e ngopjes do të jenë në nivel më të lartë.
Një ditë e dietës që adhurojnë ëmbëlsirat
Kafjalli: Një mollë dhe bollgur me boronicë. Dreka: Sallatë me fruta deti, perime pikante. Darka: Mish pule të përgatitur në mënyrë kineze me oriz integral. Zamrat: (dy herë në ditë): çokollatë me frape prej mjedrave dhe me xhenxhefil.
(Kosova Sot Online)