
Recetat efikase për forcimin e sistemit imun

Ajri i ftohtë, ndryshimet e temperaturave, ndikojnë në telashet tuaja me fytin. Në vijim ju paraqesim disa receta që pakësojnë dhimbjet.
Xhenxhefili dhe limoni– Në fillim pastrojeni dhe qërojeni xhenxhefilin dhe e preni në copë të vogla. Limonin e pastroni mirë dhe e lini të qëndrojë një orë në ujë të ftohtë akull, në të cilën paraprakisht keni tretur një lugë sodë bikarboni.
Më pas limonin e preni në pjesë të holla dhe e bashkoni me xhenxhefilin në një kavanoz prej qelqi. E bashkoni me mjaltin dhe e lini gjatë natës në temperaturë të dhomës, e të nesërmen e vendosni në frigorifer. Çdo mëngjes ta merrni nga një lugë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Kurkuma – Kjo bimë largon helmet e grumbulluara dhe të ngjitura, prandaj dhe sugjerohet për trajtimin e pezmatimit të fytit. Në 200 ml ujë të vakët përzieni gjysmë lugë kurkumë dhe pak kripë dhe e shpëlani fytin disa herë gjatë ditës.
Qepa– Në kavanoz shtoni rriska të qepës, limon, një lugë mjaltë, derisa ajo të mbushet. E lini në vend të ftohtë dhe të errët, nga 6 deri në 10 orë, derisa të rrjedhë lëngu. Më pas këtë lëng e merrni nga dy lugë.
(Kosova Sot Online)