Zbuteni dhembjen e qafës

  • E.k /
  • 21 June 2024 - 12:39
Zbuteni dhembjen e qafës

Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, fjetja në jastëk të keq dhe stresi janë faktorët më të shpeshtë që shkaktojnë dhembje të qafës. Nëse edhe ju vuani nga kjo dhembje, atëherë shikoni në vijim si mund ta largoni atë.

- Muskujt e qafës duhen zgjatur (shtrirë) çdo ditë, për parandalimin e dhembjes.

- Vajin e vakët të kantarionit fërkojeni lehtë në qafë.Vendosni përmbi një arnë të lirit. Më së miri është që ta lini këtë kështu të veprojë gjatë natës.

- Një gjethe të freskët të lakrës shtrijeni me tëhollues dhe, mbi të, vendosni 1 lugë rrikë. Me këtë gjethe mbështilleni qafën dhe lëreni të veprojë gjatë natës.

- Një substancë tjetër e dobishme është edhe argjila. Me argjilë mund t'i lyeni vendet ku keni dhembje,
meqë ajo është e dobishme për tërë sistemin e eshtrave.

(Kosova Sot Online)