Si të humbni në peshë me pesë lëngjet me spinaq?

  • E.k /
  • 09 July 2024 - 13:34
Si të humbni në peshë me pesë lëngjet me spinaq?

LËNGU ME SPINAQ DHE PORTOKAJ

Ky lëng i shijshëm është i pasur me antioksidues dhe me fibra dietare. Nutrientet e tij esencial stimulojnë pastrimin e trupit. Përbërësit: 7 gjethe spinaqi, 3 portokaj, lëngun e tyre, 2 kivi, 1 gotë ujë. Udhëzimet: Pastroni gjethet e spinaqit mirë dhe i vendosni në blender. Shtrydhni portokajtë. Më pas e bashkoni me spinaq. Copëtoni kivin dhe e shtoni. Më pas e shtoni ujin për ta lehtësuar përzierjen. Përzieni për disa momente. Kur ta konsumoni: E pini një gotë lëng 30 minuta para ushtrimeve. E pini për kafjall ose pasdite.

LËNGU ME SPINAQ, MANGO DHE UJË KOKOS

Kombinimi i këtyre përbërësve në këtë lëng ndihmon humbjen në peshë, lufton kolesterolin dhe mbetjen e lëngjeve në trup. Përbërësit: 6 gjethe spinaqi, 1 mango, 1 gotë ujë kokosi. Udhëzimet: Pastrojeni spinaqin dhe e lini të përzihet me mangon paraprakisht të shtypur dhe ujin e kokosit. Kur ta konsumoni: Lëngun ta konsumoni pasi ta ndjeni dëshirën të hani midis shujtave. E pini në mëngjes ose si pjesë të kafjallit.

LËNGU ME SPINAQ, AVOKADO DHE ANANAS

Ky lëng i shijshëm, trupin i ofron energji dhe ndihmon ta luftoni mbipeshën. Po ashtu kontrollon dëshirën që mos të hani ushqime në sasi të mëdha. Përbërësit: 7 gjethe spinaqi, 1 avokado, 3 ananas, 1 gotë ujë. Udhëzimet: Pastroni gjethet e spinaqit dhe preni avokadon dhe ananasin. Shtoni përbërësit në blender dhe i përzieni me një gotë ujë. Kur ta konsumoni: Këtë lëng ta konsumoni për kafjall së paku 3 herë në javë. E pini për ta qetësuar urinë.

LËNGU ME SPINAQ, BANANE DHE PJESHKË

Ky lëng tropikal me spinaq është dhurues i energjisë dhe lufton inflamacionet. Ju ndihmon të humbni në peshë në mënyrë krejt të shëndetshme. Përbërësit: 6 gjethe spinaqi, 1 banane, 1 pjeshkë, 1 gotë qumësht bajamesh. Udhëzimet: Shtoni të gjithë përbërësit në blender dhe i përzieni bashkë me qumështin nga bajamet. Pasi të jetë i butë, e konsumoni. Kur ta konsumoni: Lëngun e pini në mëngjes apo para ushtrimeve.

LËNGU ME SPINAQ DHE MOLLË

Duke kombinuar vetitë e spinaqit me mollën e gjelbër përfitoni një lëng shumë të shëndetshëm për humbje në peshë. Përbërësit: 7 gjethe spinaqi, 1 mollë të gjelbër, 2 fletë lakre, 1/2 e lëngut të limonit, 1 gotë ujë. Udhëzimet: Shtoni të gjithë përbërësit në blender. Sigurohuni të përfshini lëngun e limonit dhe ujin për ta lehtësuar përzierjen. E përzieni për disa minuta derisa të fitoni një lëng të trashë. Kur ta konsumi: E pini për kafjall 2 ose 3

(Kosova Sot Online)