Gjashtë ushqimet, që janë ilaçe shtëpiake kundër sëmundjeve të caktuara
Të gjithë kanë trashëguar një formë të veten të ilaçeve shtëpiake, përmes familjeve të tyre. Disa prej tyre mund ta ndryshojnë jetën. Ilaçet shtëpiake janë mënyrë natyrale dhe efektive për t’u liruar nga dhimbjet. Gjashtë ushqimet që ju paraqesim në vijim, ju garantojnë se do ta ndryshojnë për mirë jetën tuaj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Çokollata e zezë kundër kollës
Po pra, zonja dhe zotërinj, ju dhurojmë arsyen e duhur për ta konsumuar çokollatën. Çokollata e zezë është më e shëndetshmja nga të gjitha llojet. Teobromina gjendet në shumicën e ilaçeve kundër kollës, substancë kjo që e hasim në çokollatën e zezë. Herën tjetër, kur ndieni se do të keni kollë, provoni të hani çokollatë të zezë.
Vaji i ullirit kundër dhimbjeve të veshëve
Besoni apo jo, vaji i ullirit mund të sjellë lehtësim të menjëhershëm nga dhimbjet e veshit. Jo vetëm se ndihmon në largimin e infeksioneve nga veshi, por edhe largon ndjenjën e djegieve. Herën tjetër, kur keni dhimbje të veshit, vendosni katër pika vaj të ngrohtë ulliri me pambuk.
Sheqeri kundër lemzës
Lemza shfaqet në momentet më të papërshtatshme dhe di të jetë shumë shqetësuese. Ekzistojnë shumë mundësi dhe fshehtësi për ta hequr qafe lemzën, por disa prej tyre nuk funksionojnë kurrë, si:të frikësojë dikush, apo të pini ujë duke bllokuar veshët. Ai që vepron është sheqeri. Sheqeri jo vetëm se ju ëmbëlton jetën, por ju ndihmon edhe ta hiqni qafe lemzën.
Mollët kundër urthit
Një mollë në ditë largon mjekun nga dyert, por ndihmon edhe t’i shëroni të djegurat në gjoks, apo urthin. Ka shumë njerëz që vuajnë nga urthi, e kjo di të jetë aspak e rehatshme dhe mund të jetë e dhimbshme. Mollët përmbajnë substanca, që neutralizojnë acidet e stomakut. Po ashtu, pektina që gjendet në mollë është burim i shkëlqyeshëm për fibra të tretshme.
Soda e bikarbonat për zbardhje të dhëmbëve
Pothuajse secili ka sodë bikarboni në shtëpi. Ky produkt i zakonshëm përdoret për qëllime të ndryshme, në pastrimin e tepihëve, e çfarë jo tjetër. Mund ta gjeni se soda e bikarbonat mund të jetë në shumë produkte për zbardhjen e dhëmbëve. Soda e bikarbonit largon njollat prej dhëmbëve, vetëm ia shtoni disa pika lëng limoni dhe e shndërroni në pastë.
Limonët kundër të vjellave në mëngjes
Shtatzënia duhet të jetë një kohë e lumtur dhe e kënaqshme në jetën e femrave. Sido që të jetë, shumica e femrave thonë se pjesa më e tmerrshme e jetës është gjatë shtatzënisë (pos mbipeshës) janë të vjellat e mëngjesit. Kjo nuk është pjesa më e keqe, mëngjesi, por këto të vjella mund të zgjatin gjatë gjithë ditës. Lëngu i limonit, por edhe vetë konsumimi i tij ndihmon në largimin e të vjellave.
(Kosova Sot)