Mposhteni gripin për 24 orë
Ftohjet dhe viruset në këtë periudhë kohore janë gjithnjë e më të shpeshta dhe askush nuk e ka luksin që dhimbjet t’i bart në plan të dytë. Ekzistojnë disa mënyra efikase që simptomat e gripit të zbuten apo edhe të mposhten për 24 orë.
Gjumi dhuron jetë – në "muajt me viruse" flini sa më gjatë, sepse imuniteti do të jetë më i fortë. Më së paku tetë orë në vazhdimësi dhe më gjatë janë më se të nevojshëm. Në mbrëmje shtrihuni më herët dhe ngrihuni më të freskët, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Kafjalli i detyrueshëm – shujta e parë është e rëndësishme dhe duhet të jetë e shëndetshme. Drithëra, mjaltë, prodhime të qumështit, pemë dhe perime ju dhurojnë forcë dhe mbrojnë organizmin.
Inhalimi – simptomat e para të gripit janë hunda e bllokuar apo rrjedhjet prej saj, kështu që menjëherë bëni një inhalim. Thithni avullin nga çaji i mentës, kamomilit apo borzilokut.
Dilni në ajër – shëtitjet e shkurta në ajër të pastër, pranë lumenjve, ju ndihmojnë të freskoheni dhe relaksoheni.
Çajet dhe vitaminat – në vend të kafesë së tretë dhe të katërt, pini çaj nga kamomili, por mund të merrni edhe tableta me vitamina C.
(Kosova Sot)