
Lexoni edhe:
Rita Ora zbulon çelësin e martesës
Për muskujt dhe nervat- Lëngu i dardhës është një burim i mirë i bakrit, një mineral që është pjesë përbërëse e melaninës, pigmenti i cili i jep lëkurës dhe flokëve ngjyrën përkatëse dhe që i mbron ato nga dielli.
Ky mineral së bashku me Vitaminat B1 dhe B2 ushqen sistemin nervor dhe ndihmon funksionet e nervave dhe muskujve.
Një gotë me lëng dardhë ofron 243 nga 900 mikrogramë bakër që ju nevojiten në ditë ose më shumë se 132 mikrogramë bakër që gjenden tek dardha e plotë.
Rita Ora zbulon çelësin e martesësLexoni edhe:
Ul kolesterolin – Përmbajtja e lartë e pektinës në frutin e dardhës ndihmon për të ulur nivelin e kolesterolit.
Lufton problemet e tretjes – Pirja e lëngut të dardhës ndihmon gjithashtu edhe në lëvizjen e ushqimit në aparatin tretës.
Shërben veçanërisht kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.
Ndihmon në parandalimin e diabetit – Dardha ka përmbajtje të lartë fibre, vitamina B2 , C, E. Përmban bakër dhe kalium si dhe sasira më të larta se molla në pektin.
Konsumimi i dardhave mban të ulët sasinë e sheqerit në gjak dhe përmbajtja e lartë e fibrës ndihmon në parandalimin e shfaqjes së diabetit.
Antioksidantët që përmban dardha ndihmojnë gjithashtu edhe në uljen e tensionit të gjakut si dhe goditjeve në tru.
Rrit imunitetin dhe ul temperaturën – Kur të zë gripi ose kur ke temperaturë të lartë, pirja e një gote me lëng dardhe ndihmon në rritjen e imunitetit dhe ul temperaturën.
Lëngu i dardhës ndihmon gjithashtu në qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.
Lëngu i dardhës i bën mirë kockave – Lëngu i dardhës rrit dozat e vitaminës K, e cila ndihmon në ruajtjen e shëndetit të kockave me kalimin e moshës.
Kjo vitaminë ul rreziqet e formimit të frakturave të kockave dhe osteoporozës. Ajo ndihmon në mpiksjen e gjakut dhe parandalimin e humbjes së tij gjatë lëndimeve ose plagëve.
Një gotë me lëng dardhe përmban përafërsisht 13.3 mcg vitaminë K. Një dardhë e plotë nga ana tjetër përmban vetëm 7.2 mcg të vitaminës K.
(Kosova Sot Online)