Dardha një aleate të çmuar për shëndetin e trupit

  • A.P /
  • 24 October 2025 - 08:15
Dardha një aleate të çmuar për shëndetin e trupit

Dardha është një ndër frutat më të pasura me fibra dhe ujë, gjë që e bën një aleate të çmuar për shëndetin e trupit. Konsumi i saj i rregullt ndihmon në përmirësimin e tretjes dhe në pastrimin e organizmit nga toksinat. Dardha vepron si një “furçë natyrale” për zorrët, duke nxitur lëvizjen e tyre dhe duke parandaluar kapsllëkun, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Përveç kësaj, dardha ka efekt qetësues për sistemin nervor falë përmbajtjes së vitaminës B dhe kaliumit. Shumë mjekë e rekomandojnë për personat që vuajnë nga stresi apo lodhja mendore, sepse ndihmon trupin të rikuperohet natyrshëm. Ajo gjithashtu ndihmon në uljen e kolesterolit të keq dhe në ruajtjen e ekuilibrit të sheqerit në gjak, gjë që e bën të përshtatshme edhe për personat me diabet.

(Kosova Sot Online)