Lëngu magjik, i cili jua ndryshon jetën
Pasi që kurkuma njihet si mbretëreshë e erëzës, mënyra e përdorimit dhe konsumimi i saj është shndërruar si një qumësht i artë. Është erëz specifike, me ngjyrë të verdhë të fortë që ndihmon në procesin e tretjes, ndihmon në parandalimin e diabetit, ndikon kundër inflamacioneve dhe ndihmon në humbjen e kujtesës. Midis shumë vetive shëruese, kjo erëz lufton edhe kundër depresionit. Mënyra më e shijshme për ta shijuar është pikërisht qumështi i artë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Për përgatitjen e pastës ju nevojiten:
- katër lugë kurkumë
- gjysmë lugë piper të zi
- 120 mililitra ujë
Për qumësht:
- 2.5 dcl qumësht
- gjysmë dcl vaj
- ¼ e lugës pastë të kurkumës
- pak mjaltë për përmirësimin e shijes
Të gjithë përbërësit për pastë që i keni përgatitur i hidhni në enë dhe i vendosni në pllakë për të vluar. I përzieni dhe i hiqni nga zjarri, i ftohni dhe i vendosni në kavanoz, e më pas në frigorifer. Kur të jetë ftohur pasta ia shtoni qumështin dhe vajin dhe i lini të vlojnë pak. Kur të ketë vluar, e hiqni nga zjarri dhe ia shtoni mjaltin. Sugjerohet që qumështin e artë ta pini në mëngjes, në lukth të thatë ose në mbrëmje, para gjumit.
(Kosova Sot)