Shaqiri: Unë gjithmonë shënoj gola të bukur (Video)
Xherdan Shaqiri ka vazhduar të mahnitë botën me gola të bukur.
Stoke City shijoi fitoren e dytë në këtë sezon të Ligës Premier dhe e gjitha kjo fal dy golave fantastik nga mesfushori shqiptar ndaj Hull Cityt.
Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit anglez Xherdani ka thënë: “Unë gjithmonë shënoj gola të bukur”.
“Sot ishte e rëndësishme fitorja, por natyrisht që jam i lumtur për golat. Luajtëm mirë, nuk pranuam gol dhe për tifozët ishte një ditë e mirë”, ka thënë Shaqiri pas takimit.
(Kosova Sot)