Mësohet vendimi i ri i Nachos Fernandez rreth të ardhmes

  • S.A /
  • 04 May 2024 - 11:23
Mësohet vendimi i ri i Nachos Fernandez  rreth të ardhmes

Nacho Fernandez ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, duke zgjedhur destinacionin e ardhshëm në karrierë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Mbrojtësi veteran do t’i japë fund lidhjes së tij 23-vjeçare me Real Madridin këtë verë.

Spanjolli vendosi kundër një vazhdimi të kontratës dhe kështu do të largohet si lojtar i lirë pas përfundimit të sezonit.

Sipas “Marca”, deri tash asgjë nuk ka ndryshuar dhe dëshira e tij për të nisur një aventurë të re mbizotëron mbi atë të përfundimit të karrierës te Real Madridi.

Nacho thuhet se ka vendosur tashmë për të kaluar në MLS të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke refuzuar kështu ofertat e tjera – përfshirë edhe ato nga Arabia Saudite. Për 34-vjeçarin interesim kishte edhe nga kampioni i Italisë, Interi.

(Kosova Sot Online )