Conte dhe Allegri favorit për trajner të PSG-së
Skuadra franceze është duke menduar për një trajner të ri pas përfundimit të këtij sezoni
Unai Emery nuk ka arritur t’i bind drejtuesit e PSG-së dhe pritet të largohet pas përfundimit të këtij sezoni.
Thuhej se zgjedhja e parë e skuadrës franceze është Jose Mourinho, por nuk është kështu sipas La Gazzetta dello Sport.
Dy dëshirat kryesore të francezëve janë Massimiliano Allegri i Juventusit dhe Antonio Conte i Chelseat.
Të dy këta trajner kanë kontrata afatgjate me skuadrat e tyre, por thuhet se janë të gatshëm për të provuar një aventurë të re në PSG, skuadër e cila po rritet nga viti në vit.
(Kosova Sot)