Akil Gjakova e Dardan Cena garojnë sot në Evropianin e xhudos

  • S.A /
  • 26 April 2024 - 08:44
Akil Gjakova e Dardan Cena garojnë sot në Evropianin e xhudos

Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë, transmeton "Kosova sot Online ".

Akil Gjakova dhe Dardan Cena do të garojnë sot në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Ata do të tentojnë të ndjekin rrugën e Distria Krasniqit që e fitoi medaljen e artë dje në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Gjatë ditës së djeshme garoi edhe Flaka Loxha, por që u eliminua në raundin e dytë.

E në fundjavë do të garojë gjithashtu Loriana Kuka në kategorinë deri në 78 kilogramë.

(Kosova Sot Online )