Drejtori sportiv i Dortmundit e mohon se ylli gjerman do t’i bashkohet Interit
Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Michael Zorc, e ka mohuar lajmin se anësori gjerman, Andre Schurrle, mund t’i bashkohet Interit gjatë këtij muaji.
Gazeta dello Sport raportoi sot se Interi është duke e kërkuar Schurrlen, i cili si pasojë e lëndimeve është paraqitur vetëm tetë herë për Dortmundin këtë sezon, por Michael Zorc e ka bërë të qartë se BVB ende llogarit në 27-vjeçarin.
“A do të largohet Schurrle? Jo”, është përgjigjur ai.
“Me apo pa trajnerin Peter Stoger, ne kemi vendosur se mund t’i arrijmë objektivat tona me skuadër të shëndoshë”, shtoi ai.
(Kosova Sot)