Lajm i keq nga Kampionati Evropian i xhudos, eliminohet edhe Akil Gjakova

  • S.A /
  • 26 April 2024 - 13:26
Lajm i keq nga Kampionati  Evropian i xhudos,  eliminohet edhe Akil Gjakova

Nga Kampionati Evropian xhudos në Zagreb të Kroacisë nuk kemi sot lajme të mira. Eliminohet edhe Akil Gjakova, transmeton "Kosova Sot Online".

Edhe Akil Gjakova është eliminuar nga Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Xhudisti kosovar u mposht në raundin e dytë nga bullgari, Mark Hristov, në kategorinë deri në 73 kilogramë. Paraprakisht, Gjakova fitoi në raundin e parë ndaj sllovenit, Martin Hojak.

E sot garoi edhe Dardan Cena, i cili u eliminua në randin e dytë.

Loriana Kuka ka mbetur xhudistja e vetme nga Kosova që do të garojë në fundjavë në këtë Evropian.

(Kosova Sot Online )