Lamtumirë Milan
Luca Antonelli është i gatshëm të largohet nga Milan gjatë këtij afati kalimtar, për të kaluar në Fiorentina
Mbrojtësi i majtë italian, Luca Antonelli nuk është i kënaqur në Milan dhe po mendon largimin gjatë janarit.
Ai po kërkohet nga Fiorentina dhe është i gatshëm të largohet nga gjiganti italian, shkruan Sportitalia.
Por, problem mbete skuadra e Milanit, e cila ende nuk ka vendosur për shitjen e tij, ani pse lojtari shumicën e kohës qëndron në bankën rezervë.
Antonelli ka kontratë me Milanin vetëm deri në verën e vitit 2019.
(Kosova Sot)