Emery: Ndeshja e vitit, duam të luajmë kundër Realit më të mirë dhe ta tregojmë veten

  • 05 March 2018 - 18:29
Emery: Ndeshja e vitit, duam të luajmë kundër Realit më të mirë dhe ta tregojmë veten

Përpara vendimit të rëndësishëm të ndeshjes së tyre kthyese kundër Real Madridit, trajner i Paris Saint-Germain, Unai Emery, sugjeroi që ai dëshironte që ekipi i tij të testohej kundër ekipit më të mirë që Real Madridi ka.

Mungesat e Toni Kroos dhe Luka Modric mund të dëmtojnë Realin, por spanjolli dëshiron që edhe këta dy mesfushorë të jenë në fushë.

Kjo pasi, Emery dëshiron që skuadra e tij ta tregojë veten ndaj ekipit më të mirë të Real Madridit dhe të bëjnë një hap përpara.

“Unë dua të luaj kundër lojtarëve më të mirë të Real Madridit”, ka thënë fillimisht Emery për gazetarët e në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.

“Është një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit dhe është një moment unik për mbështetësit e PSG dhe për të gjithë Francën”.

“Një mundësi e madhe për të bërë një hap përpara.”

Me formacionin titullar të PSG-së ende të pa-definuar, Emery u pyet në mënyrë specifike për Angel Di Maria dhe se cili do të fillojë në mesfushë mes Thiago Mottas ose Lass Diarras.

“Di Maria është i gatshëm, ai e di se çfarë duhet të bëjë në Ligën e Kampionëve”.

“Motta dhe Lass janë gjithashtu të gatshëm të luajnë, ata kanë përvojë për të bërë dhe për mua zgjedhja do të jetë e lehtë”, përfundoi trajneri i PSG-së. 

(Kosova Sot)