Malcom dy javë jashtë fushave

  • 06 December 2018 - 20:49
Malcom dy javë jashtë fushave

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde do të jetë pa shërbimet e sulmuesit brazilian, Malcom për rreth dy javë

Skuadra katalunase ka lëshuar një deklaratë të enjten që ka konfirmuar se sulmuesi ka pasur një dëmtim të vogël në gjurin e tij të djathtë dhe pritet që të jetë jashtë 10-15 ditë.

Lëndimi ka detyruar ish lojtarin e Bordeaux që të largohet në minutat e fundit të ndeshjes kundër Cultural Leonesa.

Ai pritet që të humbet dy ndeshjet e La Ligës, kundër Espanyolit dhe Levantes, si dhe takimin e Ligës së Kampionëve të martën kundër Tottenhamit.

Mbetet të shihet a do të mund të luajë ai në ndeshjen e fundit të vitit 2018, më 22 dhjetor kundër Celta Vigos në Camp Nou, por kjo varet edhe nga shpejtësia e rikuperimin e tij.

Malcom u largua nga fusha në një gjendje të keqe nga lëndimi i fundit, derisa lëndimi erdhi pas një ndeshje të mirë të 21 vjeçarit ku shënoi një gol dhe krijoi shumë mundësi për gola të tjerë.

 

(Kosova Sot)