Lojtari i Sampdorias shënon gol në fund të takimit, tifozët ia heqin brekët

  • 09 December 2018 - 18:10
Lojtari i Sampdorias shënon gol në fund të takimit, tifozët ia heqin brekët

Mbrëmë ka qenë një ndeshje e çmendur mes Lazios dhe Sampdorias pasi ka përfunduar 2-2 në kuadër të xhiros së 15-të në Serie A.

Lazio shënoi nga pika e bardhë për 2-1 në minutën e 90’, mirëpo Sampdoria edhe pse me 10 lojtarë u hodh e tëra në sulm dhe në minutën e 99’ Ricardo Saponara shënoi një gol të bukur në portën e Starakoshës duke barazuar gjithçka.

Pastaj prej gëzimit lojtari vrapo tek tifozët e skuadrës së tij, të cilët pastaj tentuan t’i heqin brekët.

 

(Kosova Sot)