Një numër i madh yjesh të pranishëm në “Bernabeu” për finalen River - Boca

  • 09 December 2018 - 21:45
Një numër i madh yjesh të pranishëm në “Bernabeu” për finalen River - Boca

Një numër i madh yjesh të futbollit kanë vendosur që të jenë të pranishëm në superclasicon mes River Plate dhe Boca Juniors në kuadër të ndeshjes së dytë të finales së Copa Libertadores.

Rezultati i pjesë së parë është 0-1 në favor të Boca Juniors, pasi në fund të pjesës së parë shënoi Dario Benedetto.

Përveç Lionel Messit, në tribuna të “Bernabeut” janë edhe disa yje të tjerë si: Antoine Griezmann, Diego Godin, Paulo Dybala, Diego Simeone, Leonardo Bonucci, Giorgio Chiellini, Mauro Icardi, Javier Zanetti, Jan Oblak, James Rodriguez, Esteban Cambiasso, Wesley Sneijder, Xabi Alonso e shumë të tjerë.

 

(Kosova Sot)